Derbi i mbrëmjes është mbyllur me rezultat të barabartë.
Ndeshja mes Atalantas dhe Manchester United është mbyllur baras 2-2.
Skuadra angleze e nisi ndeshjen më mirë dhe pati një mundësi të mirë shënimi në min e 5′, por goditja e Scott McTominay u ndal në shtyllë.
Megjithatë, ishte Atalanta që kaloi në epërsi në min e 12′ me golin e Josip Ilicic.
Krejt në fund të pjesës së parë ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi në min e 45+1′ për rezultatin e pjesës së parë 1-1.
Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat që tentoni të kalonin në epërsi.
Ishte Duvan Zapata ai që i dha avantazhin ekipit të tij me golin e realizuar në min e 56′.
Ishte sërish Ronaldo që realizoi në min 90+2′ për t’i dhënë një pikë të madhe ekipit të tij.
Man Utd tani prin në grupin F me shtatë pikë, ndërsa Atalanta ka pesë në vendin e tretë.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën sonte. /Gazeta Sinjali Sporti/