image Ronaldo: Kam ardhur për të fituar, jo për pushime

Futboll

Ronaldo: Kam ardhur për të fituar, jo për pushime

news image

Cristiano Ronaldo ka thënë se te Manchester United është rikthyer për të fituar përsëri.

Ronaldo u rikthye te Manchester United në afatin kalimtar të verës, pas tre sezoneve të kaluara te Juventusi.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka folur edhe për të kohën e kaluar kur ishte te “Djajtë e Kuq”, por edhe për tani e tutje.

“Gjithçka ishte mirë për mua në këtë klub, ne fituam trofe. Unë kam qenë duke performuar për këtë fanellë për shumë vite. Por, tani jam këtu për të fituar përsëri. Për këtë jam këtu. Unë nuk kam ardhur këtu për pushime” – tha sulmuesi portugez.

“Unë jam i përgatitur, si bashkëlojtarët e mi, jam gati të luaj, jam gati. Ky është një shans i mirë për mua, tifozët dhe klubin për të bërë një hap përpara. Unë jam gati dhe mendoj se do të jem një lojtar i rëndësishëm edhe për 3-4 vitet e ardhshme ” – ka deklaruar Ronaldo. /GazetaSinjaliSporti/