image Ronaldo apo Benzema, cili ka më shumë gola që kur portugezi u largua nga Real Madridi?

Futboll

Ronaldo apo Benzema, cili ka më shumë gola që kur portugezi u largua nga Real Madridi?

news image

Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo dikur ishin bashkëlojtarë te Real Madridi, me yllin portugez që e la në një hije të konsiderueshme kolegun e tij francez në Santiago Bernabeu, teksa i shkruante rekordet në librat e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Spanja për në Juventus në vitin 2018, duke lejuar një tjetër sulmues të dëshmuar të përparojë për Real Madridin dhe të demonstrojë se ai mund të ketë një ndikim po aq të madh se që e kishte portugezi dikur.

Përgjatë nëntë viteve të paharrueshme në Madrid, Ronaldo regjistroi një grumbullim të jashtëzakonshëm prej 450 golave ​​në 438 paraqitje në të gjitha garat – duke i ndihmuar ‘Los Blancos’ të fitojnë dy tituj të La Ligës dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve.

Në të njëjtën periudhë, duke qenë gjithashtu i blerë në një afat kalimtar veror të vitit 2009, Benzema e gjeti rrjetën në 192 në 412 ndeshje.

Pasi zgjodhi të ndërpresë lidhjet me madrilenët, Ronaldo e vazhdoi rrugëtimin e tij në Itali duke lënë gjurmë të mëdha edhe atje, sa ishte në Juventus.

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 ndeshje për Bianconerët, ndërsa 21 gola të tjerë janë regjistruar që nga kthimi në Manchester United për një periudhë të dytë në verën e 2021.

Në total, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave – duke qenë gjithashtu një rekordmen në Real dhe në Ligën e Kampionëve – e ka gjetur rrjetën 122 herë që kur paketoi valixhet nga Spanja, me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje.

Veçanërisht, mungesa e Ronaldos në Bernabeu ka lejuar që Benzema të lulëzojë, me francezin që e ka ngritur nivelin e lojës së tij.

Ai është 34 vjeç, por është duke vendosur rekordet më të mira personale në sezonin 2021-22, pasi regjistroi shifrën e mbi 30 golave në këtë kampanjë deri tani.

Benzema ka shënuar 39 gola për Realin vetëm këtë sezon dhe ka realizuar 126 herë që kur pa Ronaldon t’i japë lamtumirën Realit, me një mesatare prej 0.67 për ndeshje.

Ronaldo ka regjistruar më shumë gola në ligë se Benzema që nga largimi nga Reali (96 me 90), por francezi mban epërsinë në Ligën e Kampionëve (27 me 20).

Në total në të gjitha garat, Benzema deri tani ka katër gola më shumë se portugezi, që kur 37-vjecari u largua nga madrilenët.

Më poshtë e gjeni foton e statistikave të të dy futbollistëve në katër sezonet e fundit (duke llogaritur edhe këtë aktual që është duke u zhvilluar).

/GazetaSinjaliSport/