image Rizvanolli: Rritja e çmimeve të energjisë elektrike është e pashmangshme

Financa

Rizvanolli: Rritja e çmimeve të energjisë elektrike është e pashmangshme

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka kthim prapa dhe se rritja e çmimeve do të ndodhë siç është paralajmëruar.

Rizvanolli ka thënë se Kosova nuk ka ndërtuar kapacitete të reja për prodhim të energjisë pas luftës dhe që çmimet në treg janë rritur aq sa nuk janë më të përballueshme.

Megjithatë është situata ku gjendemi. Është e dhimbshme kjo situatë. Nuk kemi ndërtuar kapacitete të reja për prodhim të energjisë në këto 22 vjet, po flas për pasluftën, pasi janë mbi 40 vjet që nuk janë ndërtuar kapacitete të reja. Nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar konsumin, sidomos gjatë dimrit, e po ashtu kemi hequr blloktarifën. Na ka lënë të ekspozuar ndaj një krize të jashtme. Tregtarët nuk të pyesin sa e ke GDP, e blen rrymën me çmim të tregut. Është një rritje që duhet të ndodhë, është e pashmangshme nëse duam të kemi furnizim me energji”, ka thënë Rizvanolli në KTV.

Rizvanolli tutje ka thënë se nuk ka mënyrë tjetër që të paguhen energjia e importuar dhe se qeveria më parë do të kishte shpenzuar para në mënyra tjera se sa për pagesë të energjisë elektrike.

Na duhet të mendojmë a është më mirë të shkojmë me subvencion të plotë të energjisë, e të mos e ketë sinjalin konsumatori se duhet kursyer energjia. Buxheti total për Ministrinë e Ekonomisë sivjet është 33 milionë euro. Ne aktualisht po flasim për 75 milionë euro subvencionim, e ta subvencionojmë tërësisht do të arrijë në 130 milionë euro. Janë të dhimbshme për ne si Qeveri, pasi ka mënyra më të mira për të shpenzuar paratë. E dhimbshme për qytetarët që duhet paguar nga buxheti i tyre”, ka thënë Rizvanolli.

/GazetaSinjali/