image Rishfaqet Kim Jong-un, mbledh ushtarakët e lartë për kapacitetet nukleare

Botë

Botë/ Rishfaqet Kim Jong-un, mbledh ushtarakët e lartë për kapacitetet nukleare

news image

Televizioni shtetëror koreano-verior transmetoi video të liderit Kim Jong-un teksa merrte pjesë në një mbledhje ushtarake për të diskutuar politika të reja për të rritur kapacitetet nukleare të vendit, pavarësisht bisedimeve për denuklearizim me Shtetet e Bashkuara.

Kjo ishte shfaqja e parë e Kim në publik, pas 3 javësh, kur doli në ditën e punëtorëve ndërsa gjatë 2 muajve të fundit janë shtuar dyshimet për shëndetin e tij, gjatë periudhës së pandemisë koronavirus.

Koreja e Veriut ka vendosur në vend masa strikte anti-Covid-19, pavarësisht se ka raportuar për më shumë se dy muaj se në vend nuk është shënuar asnjë rast./ Gazeta Sinjali/