image Kim Jong-un për SHBA / Duhet përgatitur për dialog dhe konfrontim, sidomos për konfrontim

Botë

Kim Jong-un për SHBA / Duhet përgatitur për dialog dhe konfrontim, sidomos për konfrontim

news image

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka deklaruar se vendi i tij duhet të përgatitet për dy opsione në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; dialogun dhe konfrontimin dhe sidomos për t’u përgatitur plotësisht për konfrontim.

Kjo është hera e parë që Kim deklarohet drejtpërdrejt për administratën e presidentit Biden.

Më herët, Korea e Veriut kishte anashkaluar totalisht përpjekjet e qeverisë së re të SHBA-së për të vendosur komunikimin diplomatik.

Kim këtë e tha derisa po fliste në një takim të liderëve të lartë në kryeqytetin Pyongyang.

Ai tha se ata kishin nevojë për përgatitje të plotë për konfrontim që të mbrojnë dinjitetin e shtetit dhe interesat e tij për zhvillim të pavarur”, si dhe për të garantuar një mjedis paqësor dhe siguri për Korenë e Veriut, sipas medias shtetërore KCNA. /GazetaSinjali/