image Publikohet videoja e raketës interkontinentale, Kim Jong Un shfaqet si superagjent sekret

Botë

Publikohet videoja e raketës interkontinentale, Kim Jong Un shfaqet si superagjent sekret

news image

Mediat koreano-veriore kanë publikuar një video të testimit të raketës interkontinentale, e cila solli një ditë më parë reagimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Testimi i kësaj rakete të ndaluar, u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un i cili shfaqet në video porsi një agjent sekret në filmat e James Bond.

Kim duket në gjendje shumë të mirë, i veshur me një xhup lëkure dhe syze aviatorësh, teksa kontrollon lëshimin e raketës.

Raketa interkontinentale arriti të ngjitej në një lartësi prej 6000 km për të rënë më pas në jug të Japonisë. Për Kim, prova ishte tepër e suksesshme dhe shtoi se tashmë Koreja e Veriut është e gatshme të përballet me imperialistët amerikanë.

/GazetaSinjali/