image Kim Jong Un ndërton tetë rezidenca që të mos e gjejnë armiqtë

Botë

Kim Jong Un ndërton tetë rezidenca që të mos e gjejnë armiqtë

news image

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka tashmë një strategji të re mbrojtjeje kundër atentateve të mundshme ndaj tij. Për këtë arsye, ai raportohet të ketë ndërtuar të paktën 8 rezidenca të reja në “qytetin e ndaluar” në mënyrë që armiqtë të mos e dinë se ku është duke fjetur.

Ekspertët deklarojnë se shtëpitë luksoze janë ndërtuar në Ch’angkwangsan, një lagje tepër sekrete në zemër të Penianit.

Sipas tyre, në këto ndërtesa vihet re dhe shtimi i ndjeshëm i forcave të sigurisë dhe fortifikimit të zonës, transmeton a2cnn.

Kjo taktikë paranojake mendohet të datojë nga koha e Perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang, për të cilin thuhet se flinte çdo natë në vende të ndryshme nga frika se do ta vrisnin.

/Gazeta Sinjali/