image Kim Jong Un shihet për herë të parë bashkë me vajzën e tij - FOTO

Botë

Kim Jong Un shihet për herë të parë bashkë me vajzën e tij – FOTO

news image

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shfaqur në publik për herë të parë vajzën e tij, teksa të dytë inspektonin raketën më të madhe balistike të vendit, para një testimi tjetër.

Shfaqja e vajzës së diktatorit, ekzistenca e së cilës nuk ishte konfirmuar kurrë publikisht më parë, ngre parashikimin se udhëheqja e shtetit totalitar mund t’i kalojë një brezi të katërt të Kim-ve.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA nuk e përmendi emrin e vajzës, e cila shihet në fotografi duke mbajtur duart me babanë e saj teksa shikonin raketën balistike ndërkontinentale Hwasong-17 (ICBM).

Por analistët besojnë se ajo është Ju Ae, e cila mendohet të jetë 12 ose 13 vjeç. Kim besohet se ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv.

Koreja e Veriut nuk ka njoftuar kurrë se kush do ta trashëgojë fronin e Kimit, nëse ai është i paaftë, dhe me pak detaje të njohura për fëmijët e tij, analistët kishin spekuluar se motra e tij dhe besnikët mund të formonin një regjion derisa një pasardhës të jetë mjaftueshëm i rritur për të marrë detyrën.

Gruaja e Kim, Ri Sol Ju, gjithashtu bëri një paraqitje të rrallë në prezantimin e së premtes, sipas KCNA.

image 330
image 331
image 332
image 333

/GazetaSinjali/