image Joe Biden personi më i kërkuar në Google sivjet

Botë

Joe Biden personi më i kërkuar në Google sivjet

news image

“Google” kohët e fundit publikoi të dhënat e saj vjetore, një pasqyrë gjithëpërfshirëse të njerëzve më të kërkuar në këtë platformë gjatë vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre të dhënave, presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është personi më i kërkuar në “Google” sivjet.

Biden pasohet nga Kim Jong-Un, udhëheqësi diktator i Koresë së Veriut dhe nga zëvendësja e tij, Kamala Harris, nënpresidentja e parë grua dhe nënpresidentja e parë më ngjyrë në SHBA.

Lista e njerëzve më të kërkuar në Google gjatë vitit 2020.

  1. Joe Biden
  2. Kim Jong Un
  3. Kamala Harris
  4. Jacob Blake
  5. Ryan Newman
  6. Tom Hanks
  7. Shakira
  8. Tom Brady
  9. Kanye West
  10. Vanessa Bryant./Gazeta Sinjali/