image Rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë, nga e hëna temperaturat mbi 35 gradë

Kosovë

Rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë, nga e hëna temperaturat mbi 35 gradë

news image

Nga fillimi i javës së ardhshme, vapa afrikane do të arrijë në vendin tonë, transmeton Gazeta Sinjali.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale edhe mbi 35C.

Në fundjavë mot kryesisht me diell. Nga e diela më nxehtë.  Javën e ardhshme vjen vapa afrikane me temperatura maksimale edhe mbi 35C.

Sipas Weather Prishtina, krahas ngritjes së temperaturave, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu priten edhe ditën e hënë, kryesisht përreth viseve malore.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e poashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta.  E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.

/Gazeta Sinjali/