Kompania gjermane “GE Power AG” e cila ka bërë riparimin e turbinës në Termocentralin B2, do të rikthehet përsëri në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kontrata në mes KEK-ut dhe kompanisë gjermane “GE Power AG” për mirëmbajtjen e turbinës që ishte personifikuar si kontrata me “ekspertin gjermanin të Kurtit”, inxhinier i cili kishte asistuar në riparimin e turbinës në bllokun B2, tashmë është përmbyllur.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 693 mijë e 560 euro, dhe inxhinieri i kompanisë gjermane do të jetë në Kosovë një vit për të mbështetur ekspertët e KEK-ut për riparimin e DCS-it në TC B.