image Riga shiu e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Riga shiu e shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht për rreth maleve.

“Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e  IKSHP mbeten në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

May be an image of map

/Gazeta Sinjali/