Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një video të shpërndarë në rrjete sociale, ka njoftuar se ylli me famë ndërkombëtare, Ricky Martin, bëhet e ditur se ka mbërritur në Shqipëri.
Në videon e publikuar në Instagram, artisti nga Porto Riko shihet duke hipur në një makinë i rrethuar nga njerëzit.
“Ricky Martin në Tiranë, livin’la vida loca”, thuhet në postim.
51 vjeçari pritet të performojë për herë të parë më 20 korrik para publikut shqiptar.
Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se ndryshe nga artistët e tjerë të huaj, Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt Tiranës dy ditë para koncertit për ta vizituar atë nga afër para se të ngjitet në skenë.
Kjo vjen dy javë pas performancës së mrekullueshme të Enrique Iglesias në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ricky është i njohur për hitet si: “Livin’ La Vida Loca”, “Maria”, “La Mordidita”, “The Cup of Life”, “Pegate”, “I Don’t Care” etj.