image “Pajtohen” Butrint Imeri dhe Don Xhoni, shfaqen të përqafuar në koncert

Bota e Yjeve

“Pajtohen” Butrint Imeri dhe Don Xhoni, shfaqen të përqafuar në koncert

news image

Ka tash e sa kohë që është përfolur për një ftohje të raporteve mes këngëtarit Butrint Imeri dhe reperit Don Xhon.

E krejt këto dyshime lindën fillimisht për shkak të mungesës së reperit drenicas në festën megalomane të ditëlindjes së Butrintit, që e realizoi në jug të Shqipërisë pak javë më parë.

Dyshja në fjalë larguan gjithashtu njëri-tjetrin për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

Don Xhoni dhe Butrint Imeri (Foto: Butrint Imeri/InstaStory)

Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon – gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar në diskotekën “Sancy Club” të Pejës.

Ka qenë fillimisht Don Xhoni ai i cili e ka prezantuar Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar në skenë, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët “Corazon”.

Ndërkohë, Butrinti gjithashtu shpërndau një fotografi të tij me Don Xhonin dhe menaxherin e tyre të përbashkët, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Fjala e fundit e muzikës. Të pandashëm, tre në një”. 

/GazetaSinjali/