image Ramazzoti puth në buzë vajzën e tij në mes të koncertit, shokohen fansat e rrjeteve sociale

Bota e Yjeve

Ramazzoti puth në buzë vajzën e tij në mes të koncertit, shokohen fansat e rrjeteve sociale

news image

Këngëtari i njohur, Eros Ramazzotti mbajti më datë 3 gusht një koncert në Teatrin Antik të Taorminës, ku ngjalli polemika të shumta për shkak të një gjesti të tij.

Në rreshtin e parë për ta dëgjuar atë teksa performonte ishte edhe vajza e madhe Aurora, së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza.

Kjo e fundit ka ndarë në rrjete sociale një moment shumë emocionues të koncertit, kur ajo dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It will be Dawn” , këngë e shkruar nga kantautori menjëherë pas lindjes së saj.

Gjatë performacës këngëtari italian e puthi në buzë të bijën 26-vjeçare duke shkaktuar komente të shumta negaive në rrjete sociale.

/GazetaSinjali/