image Motra e Rita Orës ndjek nga afër koncertin e Dafina Zeqirit, ka dy fjalë për të

Bota e Yjeve

Motra e Rita Orës ndjek nga afër koncertin e Dafina Zeqirit, ka dy fjalë për të

news image

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Elena Ora, ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.

Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Elena, e cila njëherësh është edhe menaxherja e Ritës, shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.

Madje gjatë mbrëmjes ajo mori pjesë në një koncert e këngëtares Dafina Zeqiri.

Nga videot që Elena ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj.

Ndërkohë edhe prindërit e Ritës, Vera dhe Besnik Ora, gjatë këtyre ditëve kanë vizituar trevat shqiptare, të cilët fillimisht ishin për pushime në Ulqin, gjersa më pas u kthyen në shtëpinë e tyre, në Prishtinë.

/GazetaSinjali/