image Rezulton pozitiv me koronavirus një mjek nga Juniku

Shëndetësi

Rezulton pozitiv me koronavirus një mjek nga Juniku

news image

Është infektuar me koronavirus një mjek nga Komuna e Junikut.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna përmes një njoftimi ku thuhet se menjëherë pas konfirmimit, stafi mjekësor që shërbejnë gjatë fundjavës në QKMF janë vetëizoluar për 14 ditët e ardhshme.

Mjeku në fjalë ka shërbyer në dy ndërrime gjatë fundjavave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, ndërsa është bërë e ditur se ky mjek është me vendbanim në Fushë Kosovë.

Mirëpo nuk dihet se nga është infektuar, ndërsa bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Komuna e Junikut ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë marrës së shërbimeve, duke u respektuar masat mbrojtëse, siç janë bartja e maskave, respektimin e distancës dhe pastrimin e duarve vazhdimisht pas çdo kontakti.

Duhet theksuar se deri me sot, Juniku ka qenë komuna pa asnjë rast me koronavirus. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KomunaJunik/photos/a.584757874913439/2978954815493721/?type=3&theater