Mbrëmë në Gllogjan rreth orës 19:00, dyshohet se një person ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të një autobusi me nxënës që ishin duke u kthyer nga shkolla. Si pasojë e të shtënave me armë, shoferi dhe dy nxënës kanë humbur jetën.
E kjo ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan se shoferi i autobusit dhe dy adoleshentë janë vrarë në perëndim të Kosovës kur një person i maskuar gjuan në drejtim të autobusit që po bartte udhëtarë, përfshirë nxënës që po ktheheshin në shtëpi.