Organizata joqeveritare “The Alpine-Adriatic Meteorological Society” ka bërë me dije se në dy maje të larta në Slloveni dhe Itali tashmë ka arritur bora.
Siç raportojnë në faqen e tyre, vëzhguesi i vendosur në Triglav të Sllovenisë ku lartësia është 2 mijë e 514 metra tregon reshjet e para të borës atje, raporton Express.
Gjithashtu reshje të lehta të borës kanë ndodhur edhe në Foronon del Buinz 2 mijë e 531 metra në Itali ( Piani di Montasio).