image Rënia e pabesueshme e Golden State Warriors, brenda vitit

Basketboll

Basketboll/ Rënia e pabesueshme e Golden State Warriors, brenda vitit

news image

Ekipi i Golden State Warriors gjendet në pozitën e fundit në Konferencën Perëndimore në NBA.

Humbja e djeshme ndaj Miami Heat 101:113 ishte humbja e tretë rresht e “luftëtarëve” krahas 39 humbjeve tjera e vetëm 12 fitoreve këtë sezon, shkruan Gazeta Sinjali.

Vitin e kaluar ata ishin në finale të NBA për t’u mposhtur nga Toronto Raptors 4:2 me ndeshje, duke pasur një sezon të mrekullueshëm.

Lëndimet e Stephen Curryt dhe Klay Thompson kanë hendikepuar jashtë mase ekipin e “Warriors”, ndërsa ende nuk dihet se a do të jenë në gjendje të rikthehen këtë sezon./Gazeta Sinjali/