Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi ka refuzuar të identifikohet dhe të vendos maskën, transmeton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur dje në ora 12:40.
Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë nga PK:
Rr. Bekim Berisha, Pejë 01.10.2020 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga i njëjti ka refuzuar të identifikohet dhe të vendos maskën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/