image Real Madridi shënjestron zëvendësuesin e Casemiros në rast se braziliani i bashkohet Man Utd

Futboll

Real Madridi shënjestron zëvendësuesin e Casemiros në rast se braziliani i bashkohet Man Utd

news image

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro është duke konsideruar një lëvizje tek Manchester United.

Raportohet se klubi anglez i ka bërë një ofertë joshëse brazilianit, duke i ofruar pagë dyfish më të madhe se që ai përfiton aktualisht në Real Madrid.

Në rast se 30-vjeçari vendos të largohet nga madrilenët, klubi spanjoll pritet ta zëvendësojë atë me një mesfushor të Premier League.

Siç raporton gazeta spanjolle AS, madrilenët e kanë shënjestruar mesfushorin brazilian të Newcastle United, Bruno Guimaraes.

Mendohet se Newcastle do të kërkonte më shumë se dyfishin e asaj që pagoi për Bruno, që ishte 52 milionë euro.

Mbetet fillimisht të shihet nëse Casemiro do t’i ndajë përfundimisht rrugët me skuadrën që fitoi gjithçka që kur arriti në Bernabeu.

/GazetaSinjaliSport/