image Casemiro i jep lamtumirën emocionuese Realit: As në një mijë jetë nuk mund t'ia kthej Real Madridit atë çfarë ka bërë për mua

Futboll

Casemiro i jep lamtumirën emocionuese Realit: As në një mijë jetë nuk mund t’ia kthej Real Madridit atë çfarë ka bërë për mua

news image

Casemiro ndau zyrtarisht rrugën me Real Madridin pas shumë viteve të suksesshme me madrilenët.

Braziliani vendosi që të provojë një aventurë të re, duke u transferuar në Premier League te skuadra e Manchester United.

Pas zyrtarizimit, Casemiro ka dhënë një mesazh emocionues për klubin dhe tifozët madrilen.

“Kam jetuar historinë më të mrekullueshme që kam menduar ndonjëherë. Shpresoj të kthehem një ditë aty ku do të jetë gjithmonë shtëpia ime. As në një mijë jetë nuk do të mund t’ia kthej Real Madrid C.F. dhe Madridismo të gjitha ato që më ke dhënë. Përgjithmonë… Forca Madrid!”, ka shkruar Casemiro në rrjetet sociale.

Casemiro do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me Man Utd, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai do të udhëtojë sot për në Manchester, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

/GazetaSinjaliSport/