image Casemiro: Nuk dua të nënvlerësoj La Ligan, por Premier Liga është më e vështirë

Futboll

Casemiro: Nuk dua të nënvlerësoj La Ligan, por Premier Liga është më e vështirë

news image

Mesfushori i Manchester United, Casemiro ka pranuar se Premier Liga është ligë më e vështirë sesa La Liga.

Ish-mesfushori i Real Madridit shpenzoi disa sezone në kampionatin spanjoll, por i ka mjaftuar pak muaj në sezonin e parë në Angli, për të parë dallimin e ligave.

“Kur u pyet për të krahasuar Premier League dhe La Liga, Casemiro tha:

“Epo, sinqerisht, është ndryshe. Sidomos për shkak të rrethanave të ndryshme, si intensiteti i lojërave këtu. Nuk po përpiqem të nënvlerësoj La Ligën, por ndeshjet këtu janë shumë më të vështira, ka një numër më të madh tranzicionesh, tha ai.

”Në Spanjë, ata zakonisht preferojnë futbollin tiki-taka siç e quajnë atje. Këtu ka më shumë tranzicione, më shumë lëvizje sulmuese. Çdo ligë ka cilësitë dhe tiparet e veta. E di që secila ka tiparet e veta dhe i respektoj të dyja [ligat]. Por gjëja më e rëndësishme është që lojtarët të përshtaten sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi ai ndër të tjerash.

Casemiro kaloi pothuajse një dekadë në Spanjë me Real Madridin, duke fituar 18 tituj të mëdhenj. Ai është në prag të fitimit të trofeut të tij të parë në Angli, kur skuadra e tij do të luajë të dielën ndaj Newcastles në Kupën Carabao.

/GazetaSinjaliSport/