image E kryer: Real Madridi pranon ofertën e United për Casemiron

Futboll

E kryer: Real Madridi pranon ofertën e United për Casemiron

news image

Tashmë është gjithçka e kryer rreth lëvizjes së brazilianit Casemiro në drejtim të Manchester United.

Fabrizio Romano ka deklaruar se klubi madrilen tashmë ka pranuar të gjitha detajet e kontratës, dhe dy klubet janë duke përgatitur tani dokumentacionet.

Tarifa përfundimtare e transferimit do të jetë 60 milionë euro, plus 10 milionë të tjera bonuse.

Braziliani do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Testet mjekësore dhe rregullimin e çështjes së vizës ai pritet t’i ketë gjatë fundjavës.

/GazetaSinjaliSport/