Real Madrid janë duke u përgatitur një ofertë për anëtarin e Manchester United, Edinson Cavani.
Sulmuesi uruguaian ishte një nga të preferuarit për afatin kalimtar të vitit 2020 për skuadrën mbretërore.
Cavani arriti në “Teatrin e Ëndrrave” sezonin e kaluar, ku për 39 paraqitje në të gjitha garat realizoi 17 gola.
Futbollisti 34 vjeç ishte i lidhur me një kalim te mbretërit në vitin e kaluar, por babai i tij tha se ai mund të luajë për një ekip në Amerikën Latine.
Ish anëtari i PSG, tashmë duhet të luftojë për pozitën e titullarit, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, i cili shihet si titullarë.
Sipas mediumit “El Nacional”, Los Blancos besojnë se mund ta transferojnë Cavanin në Spanjë dhe do konsiderojnë një levizje të tij menjëherë në afatin kalimtar të Janarit.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, është një fans i reprezentuesit uruguain dhe dëshiron të nënshkruajë me të apo në qoftë se është nevoja ta huazojë.
Nëse nuk është e mundur ky transferim, galaktikët e shohin si zgjidhje edhe veteranin Radamel Falcao, apo edhe yllin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang si opsion potencial.
Arsyeja që skuadra e Ancelottit po kërkon sulmues është se forma e Jovic dhe Marianos lë për të dëshiruar, derisa nuk shohin zëvendësues ideal për Karim Benzeman. /Gazeta Sinjali Sporti/