image Real Madrid i dënon me nga 500 mijë euro Valverden dhe Tchouamenin

Futboll

Real Madrid i dënon me nga 500 mijë euro Valverden dhe Tchouamenin

news image

Real Madrid ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mes Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, duke konfirmuar mbylljen e procedurave disiplinore ndaj dy lojtarëve.

Në komunikatën zyrtare, klubi madrilen bëri të ditur se të dy futbollistët u paraqitën përpara organit hetues dhe shprehën keqardhje të sinqertë për ngjarjen që ndodhi.

Sipas Real Madridit, Valverde dhe Tchouameni i kërkuan falje njëri-tjetrit, si dhe klubit, bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve për situatën e krijuar.

Dy mesfushorët gjithashtu shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht me klubin dhe për të pranuar çdo vendim disiplinor që do të merrej ndaj tyre.

Pas shqyrtimit të rastit, drejtuesit e “Los Blancos” vendosën të ndëshkojnë secilin lojtar me nga 500 mijë euro gjobë, duke mbyllur përfundimisht procedurat e brendshme disiplinore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/