image Reagon Sveçla pas suspendimit të Gjuriq: Nuk lejojmë veprime që cenojnë misionin e Policisë

Drejtësi

Reagon Sveçla pas suspendimit të Gjuriq: Nuk lejojmë veprime që cenojnë misionin e Policisë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndarë detaje mbi arsyet e suspendimit të drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Sipas Sveçlës, suspendimi i Gjuriqit ka ardhur si rrjedhojë e refuzimit të zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe si pasojë e cenimit të rëndë të sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

Postimi i plotë i tij:

Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.

Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij.

/GazetaSinjali/