Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se autoritetet kosovare po e pengojnë të vijë në Kosovë, edhe pasi u ka dëshmuar se ka qenë i izoluar në Zvicër për dy muaj dhe se u ka dokumentuar këtë.
Pacolli akuzon Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke thënë se këtë pengesë po ia bën një qeveri që ai e ka votuar, pa votuar rrezimin e saj më parë.
“Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!”, ka shkruar Pacolli./ Gazeta Sinjali/