image Nervozohet Pacolli, punëtorët e ujësjellësit dëmtuan rrugën të cilën e rregulloi vetë
[wp-story id="814678"]

Sociale

Nervozohet Pacolli, punëtorët e ujësjellësit dëmtuan rrugën të cilën e rregulloi vetë

news image

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është nervozuar me ujësjellësin e Prishtinës, meqë këta të fundit kanë kryer punë e cila nuk i ka pëlqyer Pacollit, ngase sipas tij, ata ishin të pakujdesshëm gjatë realizimit të punës.

Pacolli ka shkruar se këtë rrugë e ka shtruar fondacioni i tij “Behgjet Pacolli” dhe se edhe tash kur po ka dëmtime, përgjegjësinë për riparim po ia lënë atij, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë ai ka shkruar në Facebook, duke njoftuar se i ka rregulluar sërish pjesët e prishura dhe njëkohësisht ka kërkuar që të jenë më të ndërgjegjshëm në punë dhe të kryejnë punën me dinjitet dhe përgjegjësi.

Mendoj se të gjithë jemi dakord që është momenti i fundit në të cilin duhet të ndërgjegjësohemi dhe ta kryejmë punën tonë të përditshme me dinjitet dhe përgjegjësi; Kjo nuk ka ndodhur me kompaninë “Ujësjellësi” Pr, e cila vjen, dëmton rrugën duke hapur gropat për nevojat e veta dhe nuk shqetësohet ta rikthejë në kushte të mëparshme”, ka shkruar i pari i AKR-së.

May be an image of outdoors
May be an image of tree, road and text

/GazetaSinjali/