image Pacolli, nikoqiri i parë i drekës së presidentit të sapo zgjedhur të Kenias

Botë

Pacolli, nikoqiri i parë i drekës së presidentit të sapo zgjedhur të Kenias

news image

Presidenti i ri i Kenias, William Ruto, e ka filluar ditën në krye të shtetit afrikan me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka ndarë një fotografi nga dreka mes tyre në Nairobi, kryeqytetin e Kenias.

“Në ditën e parë si president i Kenias, miku ynë William Samoei Ruto u mirëpritëm për drekë në rezidencën presidenciale në Nairobi. Kënaqësi e jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Pacolli mori pjesë dje në inaugurimin e Ruto-s si president i ri i Kenias.

Ruto është edhe mik personal i Pacollit, i cili para disa viteve kishte vizituar Kosovën me ftesë të kreut të AKR-së.

/GazetaSinjali/