Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, nuk e ndal kurrë gjuhën e saj kur është në pyetje komentimi i ndeshjeve të mëdha që përfshinë rivalët e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo.
Megjithatë, ajo ka thënë se i ka pëlqyer tejmase finalja mbrëmë.
Edhe pse shumica e tifozëve të numrit 7 nuk do të dëshironin ta shikonin Lionel Messin dhe Argjentinën duke fituar në finale kundër Francës të dielën, ajo e shikoi ndeshjen dhe i kishte pëlqyer barazimi 3-3, por që skuadra nga amerikano-jugore e fitoi atë në penallti 4-2.
“Ky ishte Botërori më i keq i mundshëm…por fatmirësisht ishte një finale e madhe”, ishte reagimi i saj në story të Instagamit pas ndeshjes.
“Çfarë ndeshje. Urime Argjentinë!”
Katia Aveiro pati lëvdata për Mbappe
Motra e Cristiano Ronaldos nuk e përmendi Messi, edhe nëse ai u paraqit në disa foto.
Megjithatë, ajo veçoi Mbappe, për të cilin pati lëvdata, me francezin që është shfaqur në shumicën e imazheve që ajo ka ndarë me fansat e saj.
“Ky djalë duket jashtëtokësorë”, shkroi ajo për Mbappen.
“Një e ardhme brilante ju pret! E pabesueshme!”.