image Reagimi i parë i Fjolla Morinës pas ‘zhurmës’ së krijuar për arrestimin e saj

Bota e Yjeve

Reagimi i parë i Fjolla Morinës pas ‘zhurmës’ së krijuar për arrestimin e saj

news image

Ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, pasi në veturën e saj u gjetën dy armë.

Këngëtarja ka dalë para gjyqit bashkë me dy personat që ishin duke e shoqëruar, ndërsa për të u vendos masa e arrestit shtëpiak.

Me këtë rast, Fjolla po detyrohet që të qëndrojë në Kukës, derisa ta vuajë arrestin shtëpiak.

Që prej kur ndodhi rasti, ajo nuk kishte thënë asnjë fjalë në publik, por përmes postimit të fundit, këngëtarja reagoi e mllefosur.

Fjolla thotë se këto ditë lexoi gjëra që nuk ekzistojnë për të, andaj shton se me këtë po shkatërrohet familja e një personi që nuk e meriton këtë gjë. /Gazeta Sinjali/