image Raportoi se ia kanë vjedhur armën që e kishte pa leje, policia e arreston edhe pronarin

Siguri

Siguri/ Raportoi se ia kanë vjedhur armën që e kishte pa leje, policia e arreston edhe pronarin

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një revoleje me një karikator me 55 fishekë në një shtëpi në fshatin Grikoc të Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë më 29 mars në Suharekë dhe me urdhër të prokurorit, pas intervisimit, ai u dërgua në mbajtje.

Por, tre ditë më vonë, pasditën e 1 marsit rreth orës 16:00, në fshatin Grikoc të Suharekës policia arrestoi edhe pronarin e armës i cili kishte denoncuar vjedhjen. Sipas njoftimit të policisë, ai u arrestua për shkak se e kishte armën pa leje.

Me këtë rast, policia ka bërë konfiskimin e revolës dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pronari është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/