image Raportimi i Sinjalit/ "PrishtinaJet" del me arsyetim për dyshimet për mashtrim me bileta

Sociale

Raportimi i Sinjalit/ “PrishtinaJet” del me arsyetim për dyshimet për mashtrim me bileta

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje e sot se si një kompani e udhëtimeve ua ka anuluar fluturimet mërgimtarëve një ditë para nisjes, pasi ua ka marrë paratë.

E menjëherë pas raportimi të Sinjalit, kompania “PrishtinaJet” ka dalë me një reagim, ku thuhet se anulimet nuk kanë të bëjnë me ta por me agjencitë që shesin bileta online.

Kjo kompani tha që u ka dërguar email të gjithë pasagjerëve që të kërkojnë kompensim nga agjencitë online.

“Anulimet nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë, por kanë ndodhur për shkak të agjencive që shesin bileta online (Online Travel Agency – OTA) të ndryshme. Sistemi funksionon asisoj që një udhëtar e blen biletën nëpërmjet këtyre agjencioneve, pastaj agjencioni i transferon mjetet tek Prishtina Jet në periudha të caktuara kohore.

“Prishtina Jet ka reaguar menjëherë pasi ka marrë pyetje nga disa prej këtyre pasagjerëve që kanë kontaktuar për të vërtetuar fluturimet e blera duke u dërguar nga një e-mail secilit pasagjer për t’i njoftuar për këtë veprim të OTA-ve, duke i informuar gjithashtu se duhet të kërkojnë kompensim tek këto kompani ku kanë paguar pasi që nuk e kanë marrë shërbimin për të cilin kanë paguar”

Pre e mashtrimit të kësaj kompanie ra edhe një bashkatdhetar i cili jeton në Gjermani.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali ai denoncoi kompaninë “PrishtinaJet” që ia ka marrë mbi 500 euro për dy bileta nga Stuttgarti për në Prishtinë, për të dy fluturimet janë anuluar një ditë para nisjes.

Ai pretendon se ka blerë dy bileta, njërën në vlerë të 256.60 dollarëve dhe tjetrën në vlerë të 306.80 dollarëve, për në të dyja rastet, ani pse fluturimi për në Prishtinë është anuluar në çastin e fundit, ai nuk është rimburësuar.

Megjithëse ka kërkuar arsyetim nga kompania në fjalë, e vetmja përgjigje që ai ka marrë nga ky agjencion është se “Kjo pagesë nuk ka dalë te ne”.

“Kam kontaktuar me ta. E hapin telefonin, thonë ‘jo, ne nuk i kemi pranu paratë’ dhe pastaj nuk e hapin as telefonin, as kurgjo. Po i merr paratë dhe një ditë para fluturimit, po vjen e-maili që është anulu fluturimi për shkak të pagesës. Dy fluturime m’i kanë anuluar dhe nuk i hapin as telefonat as mesazhet”, tha ai.

/GazetaSinjali/