image Raphinha "ndez" rivalitetin: Jemi më të mirë se Real Madridi

Futboll

Raphinha “ndez” rivalitetin: Jemi më të mirë se Real Madridi

news image

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Raphinha shënoi golin e tij të parë për klubin në një fitore para-sezonale ndaj Inter Miami përpara se të gjuante thumbave ndaj rivalëve Real Madrid.

Gjigantët katalanas u përballën me klubin MLS në një miqësore dhe fituan 6-0.

Raphinha, 25 vjeç, bëri paraqitjen e tij të parë për klubin që kur u transferua në Nou Camp nga Leeds në një transferim prej 55 milionë funtesh.

Brazilianit iu deshën vetëm 25 minuta për të shënuar golin e parë për Barçën, duke shënuar nga një krosim.

Pas lojës, Raphinha shprehu kënaqësinë e tij për shënimin dhe pati një thumb ndaj rivalëve të tyre në El Clasico.

Ai tha: “Jam shumë i lumtur me golin tim të parë për Barçën.

“Sigurisht që do të doja të shënoja edhe kundër Madridit. Mendoj se ne jemi më të mirë se ata”.

Ky sigurisht se mund të jetë një pretendim i madh nga Raphinha pasi “Los Blancos” fituan Ligën e Kampionëve dhe titullin e La Ligës duke përfunduar 13 pikë përpara Barçës në vendin e dytë.

Skuadra e Xavit do të shpresojë të mbyllë diferencën këtë sezon dhe po shpenzon paratë këtë verë pasi menaxheri kërkon të rindërtojë skuadrën pavarësisht problemeve financiare.

Klubi ka nënshkruar me Robert Lewandowski nga Bayern Munich për 42.5 milionë funte dhe gjithashtu është i interesuar për nënshkrimin e një qendërmbrojtësi të ri.

Barça ka qenë në betejë me Chelsean për një marrëveshje për Jules Kounde të Sevillas.

/GazetaSinjaliSport/