image Raphina-Barcelona, arrihet marrëveshja e plotë, braziliani është lojtari i ri i Barçës

Futboll

Raphina-Barcelona, arrihet marrëveshja e plotë, braziliani është lojtari i ri i Barçës

news image

Barcelona tashmë ka siguruar shërbimet e anësorit brazilian, Raphinha.

Pas shumë negociatave, më në fund është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Leedsit për tarifën e çmimit.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se tashmë është arritur marrëveshja e plotë.

“Marrëveshja e plotë e arritur me Leeds pas pranimit të ofertës së sotme: tarifë fikse 58 milion euro plus shtesa deri në paketën totale prej 67 milion euro.

“Raphinha donte vetëm Barçën që nga shkurti dhe ai do të nënshkruajë deri në qershor 2027, koha për dokumente dhe kontrata“, ka shkruar Romano në Twitter.

/GazetaSinjaliSport/