Ralf Rangnick nuk ka mbetur aspak i kënaqur me paraqitjen e sotme të Manchester United.
Trajneri gjerman ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes, duke dhënë vlerësime minimale për paraqitjen e skuadrës.
I pyetur për top katërshe, Rangnick ka thënë se bazuar në sot, nuk mund të jap premtime për një fund të mirë.
“Nuk mund të garantoj. Shikoni paraqitjen e sotme, nëse them se 100% do të jemi në top katërshe, nuk e di nëse njerëzit do të më besojnë për këtë”, ka thënë Rangnick.
Rangnick dha disa komente edhe për paraqitjen e Mason Greenwood. Ai konsideron se i riu ishte më i miri në radhët e United.
“Eforti dhe performanca e tij nuk ishin më të mirat, por së paku ai ishte një nga më të mirët në fushë sot”, shtoi gjermani.
Manchester United u mposht 0:1 nga Wolverhampton Wanderers, në një ndeshje që u vendos nga goli i Joao Moutinho. /Gazeta Sinjali Sporti/