image Ramush Haradinaj dëshmon në gjykatë për rastin "Veteranët"

Kosovë

Drejtësi/ Ramush Haradinaj dëshmon në gjykatë për rastin “Veteranët”

news image

Ka filluar seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Veteranët”, në të cilin pritet të dëshmojnë tre persona.

Njëri ndër dëshmitarët është edhe ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dëshminë do ta fillojë i pari Haradinaj, teksa pas tij pritet të dëshmojnë edhe dy hetues të Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e ekipit hetues në këtë rast.

Sipas vendimit të gjykatës, dëshmia e Haradinajt nuk do të mund të publikohet deri në përfundimin e intervistimit të dëshmitarëve të ftuar.

Sot pritet të përfundojë dhënia e dëshmive./Gazeta Sinjali/