image Ramosaj pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan: I përgëzoj organet e drejtësisë

Sociale

Ramosaj pas arrestimit të tre personave për vrasjen në Gllogjan: I përgëzoj organet e drejtësisë

news image

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas arrestimit të tre personave të dyshuar për vrasjen në Gllogjan.

Ramasaj përmes një postimi në Facebook përgëzoi organet e drejtësisë, për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarve.

“I përgëzoj organet e drejtësisë, në zbardhjen e rastit, konkretisht në kapjen e të dyshuarve në lidhje me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan“.

“I inkurajoj organet e rendit të shtetit tonë, që të mos ndalen deri në zbardhjen përfundimtare të vrasjes makabre në Gllogjan!”, theksoi ai.

I pari i Deçanit uroi që raste të tilla, të mos përsëriten më në shqiptari./GazetaSinjali/