Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, për sulmin që ka ndodhur mbrëmë, ku mbetën të vdekur tre persona, tha se ka qenë një rast që na ka shokuar e tronditur të gjithëve, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ne kemi investuar me breza që të kemi një ambient të qetë. Deçani shquhet që është një ambient i qetë që nuk këso problematike, mirëpo sido që të jetë mbrëmë ka ndodhur krimi makabër që na ka lënë pa fjalë”, tha Ramosaj në një konferencë për media.
“Me gjuajt te fëmijët që po rriten e po shkojnë në shkollë është e papranueshme”, u shpreh tutje ai.
“Çdokush që ka informatë për këtë rast le të iu drejtohet organeve përkatëse që të kemi një ambient të qetë për të gjithë qytetarët”, përfundoi Ramosaj. /GazetaSinjali/