Naser Ramadani, kryesues i Bordit të SHSKUK’së edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve përgjegjëse shëndetësore lidhur me koronavirusin.
Ramadani tha se deri në fund të prillit duhet qëndruar në shtëpi dhe nëse duhet dalë patjetër të mbahet distancimi social në mënyrë që të parandalohet me sukses përhapja e pandemisë Covid-19.
“Ju kisha lut që të përmbaheni deri në fund të prillit. Pra janë 3 javë kritike që mund të konsiderohen nga epidemiologët të rrezikshme të shpërthimit të rasteve të epidemisë Covid-19”, tha ai në një konferencë për media.
Tutje, Qalaj shtoi se qytetarët duhet të dalin vetëm për nevoja të veçanta dhe nëse e kanë më patjetër të dalin, të ruajnë distancën.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 persona me koronavirus derisa 16 janë shëruar dhe një ka humbur jetën./GazetaSinjali/