image Rakitic zbulon ftesën që iu bë nga Ronaldo për t'iu bashkuar në vitin 2019 te Juventusi

Futboll

Rakitic zbulon ftesën që iu bë nga Ronaldo për t’iu bashkuar në vitin 2019 te Juventusi

news image

Ivan Rakitic ka zbuluar se Cristiano Ronaldo e kishte nxitur atë të bashkohej me Juventusin në verën e vitit 2019, por që kërkesa prej 50 milionë euro e Barcelonës bëri që marrëveshja të dështojë.

Kjo u zbulua derisa Rakitic po fliste për “24sata” në lidhje me rrugën e karrierës së tij që shumë lehtë mund të kishte kaluar nëpër Torino.

Në verën e vitit 2019, Cristiano më thirri personalisht për të më sugjeruar që të shkoja në Juve,” tha reprezentuesi kroat.

“Ai më tha se klubi më donte edhe mua, por transferimi nuk u realizua. Barcelona po kërkonte 50 milionë euro dhe ishte shumë. ”

Në vend të kësaj, ai qëndroi edhe për një vit më shumë në Barcelonë dhe më pas u largua drejt Sevillas për vetëm 1.5 milionë euro në shtator të viti 2020, përcjellë KosovaPress.

“Ronaldo është një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ju me të vërtetë kënaqeni duke e shikuar atë dhe atë që ai po bën në Juventus. ”, tha Rakitic.

Tani në moshën 33 vjeçare, Rakitic ka 106 ndeshje për ekipin e Kroacinë duke shënuar 15 gola. /Gazeta Sinjali Sporti/