image Rakiq u premton punësim studentëve serbë të Universitetit të Mitrovicës së Veriut

Kosovë

Rakiq u premton punësim studentëve serbë të Universitetit të Mitrovicës së Veriut

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se studentët më të mirë serbë të Universitetit të Mitrovicës së Veriut do të punësohen.

Me rastin e shënimit të ditës së Universitetit jolegjitim të Mitrovicës veriore, Rakiq njoftoi se studentët më të mirë do të shpërblehen me punësim me mbështetjen e tij dhe të të gjitha institucioneve.

“Ne po dërgojmë një mesazh të qartë për të rinjtë se e ardhmja e tyre është e garantuar në këtë fushë. Falë mbështetjes së Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, Universiteti do të marrë një ndërtesë të re në të ardhmen e afërt që do të strehojë të gjithë studentët që duan të studiojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në qytetin tonë ”, ka shkruar Rakiq në Facebook.

Universiteti i Mitrovicës së Veriut vazhdon të punojë me planprogram të Serbisë, duke mos i respektuar kurrikulat e sistemit arsimor të Republikës së Kosovës. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/goranrakic.srpskalista/posts/160783985672756