Pak më parë u raportua se forcat ruse kanë lëshuar raketa mbi aeroportin rajonal Vinnytsia, shkruan Sinjali.
Këtë e konfirmoi edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Mirëpo tani janë publikuar edhe videot e momentit të gjuajtjes së raketave, të cilat raportohet se janë lëshuar nga Transnistria.
Transnistria është një shtet i panjohur i vendosur në rripin e ngushtë të tokës midis lumit Dniestër dhe kufirit moldavo-ukrainas që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.