image Raka tregon a e ka kaluar Kosova valën e dytë të koronavirusit

Shëndetësi

Raka tregon a e ka kaluar Kosova valën e dytë të koronavirusit

news image

Sipas mikrobiologut në Institutin Kombëtar Publik, Lul Raka, Kosova e ka kaluar valën e dytë të koronavirusit gjatë muajit korrik dhe gusht, kur edhe numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje kishin shënuar rekord.

Raka gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat pasi që me ftohjen e motit dhe grumbullimin e njerëzve në ambiente të mbyllura të mos ketë shtim të numrit të rasteve me COVID-19.

“Me lirimin e masave ne praktikisht e kemi pasur valën e dytë në muajt korrik e gusht. Me lirimin e masave, pra në muajin qershor kur popullata është kthyer në normalitet, dhe nuk ka pasur zbatim të masave parandaluese e as inspektim të duhur. Andaj ka rezultuar me ngritje masive të numrave të të infektuarve dhe mbingarkesë të kapaciteteve spitalore edhe laboratorike”, ka përfunduar Raka. /Gazeta Sinjali /