image Raka: Rastet e para me Covid-19 në Kosovë kanë mundur të jenë para 13 marsit

Kosovë

Pandemia/ Raka: Rastet e para me Covid-19 në Kosovë kanë mundur të jenë para 13 marsit

news image

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se rasti i parë me Covid-19 në Kosovë është identifikuar më 13 mars, por duke marrë parasysh periudhën e inkubacionit atëherë rastet kanë mundur të jenë edhe në shkurt.

Raka tha se personat asimptomatik janë më të rrezikshmit për përhapjen e këtij virusi.

“Rastin e parë e kemi pasur me 13 mars, periudha e inkubacionit dy javë, që mund të ketë pasur edhe në fund të shkurtit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Mikrobiologu tha se për personat që e kanë pasur sëmundjen e që kanë qenë asimptomatik testet serologjike do ta vërtetonin nëse e kanë pasur apo jo.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 39 raste të prekura me koronavirusi, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar, prej tyre 19 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 159.