Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një vozitës, i cili duke mos përshtatur shpejtësinë e veturës ka goditur atë në momentin kur po kalonte rrugën, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili njoftoi se aksidenti ka ndodhur në mesditë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pastaj për shkak të lëndimeve të rënda trupore e njëjta është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Sipas Xhurkaj, deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij të tipit VW Golf, në aksin rrugor Prizren- Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësisë e godet viktimën.
Lidhur për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit prej 48 orësh.
Xhurkaj bëri të ditur se rasti është në hetime.