Një burrë nga fshati Xërxë i Rahovecit ka raportuar në Polici për një mjet të dyshimtë që ka hasur në shtëpinë e tij dje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai zyrtarëve policorë iu ka thënë se përderisa ishte duke punuar në një shtëpi të pabanuar ka vërejtur një mjetë të dyshimtë të pa shpërthyer.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se njësia relevante ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i, ku në mënyrë të kontrolluar kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar shpërthyes.
Policia lidhur me rastin njofton se gjithçka ka shkuar në rregull.